Telegrafi

Një tjetër italian i bashkohet Torontos, Bernardeschi arrin marrëveshje me klubin kanadez

FLORENCE, ITALY - MAY 21: Federico Bernardeschi of Juventus during the Serie A match between ACF Fiorentina and Juventus at Stadio Artemio Franchi on May 21, 2022 in Florence, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Getty Images)

Federico Bernardeschi është larguar nga Juventusi pas pesë viteve qëndrim në Allianz Stadium.

Sulmuesi italian mbeti futbollist i lirë pasi kontrata me Zonjën e Vjetër i skadoi dhe ai nuk pranoi rinovimin.

28-vjeçari kishte oferta nga Italia e Spanja, por ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit amerikan MLS.

Është skuadra kanadeze Toronto FC që ka siguruar shërbimet e Bernardeschit i cili gjatë ditës së sotme do të mbërrijë aty për ta nënshkruar kontratën.

Fabrizio Romano ka raportuar se marrëveshja mes palëve është arritur dhe jemi vetëm në pritje të zyrtarizimit, edhe pse detaje të kontratës nuk janë zbuluar.

Bernardeschi bëhet futbollisti i tretë italian që i bashkohet Torontos këtë verë pas Lorenzo Insignes dhe Domenico Criscitos.

Reprezentuesi italian në Evropë kishte oferta nga Roma, Napoli dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/