Reperi i njohur Capital T së fundmi i është bashkuar disa iniciativave humanitare së bashku me Halil Kastratin.
Javë më parë, ai kontribuoi në ndërtimin e një shtëpie në një familje skamnore në Kosovë, ndërsa nuk hezitoi të bëjë edhe një vizitë te fëmijët e sëmurë në QKUK.
Iniciativës për bamirësi së fundmi i është bashkuar edhe daja i Capital T, reperi 2po2.
Së fundmi, ata kanë publikuar në rrjetet sociale disa fotografi, përmes së cilave kanë treguar se kanë shërbyer ushqim për fëmijët në Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
“Realizojmë, sa me fat jemi”, ka shkruar 2po2 në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë, urime dhe lëvdatat nga ndjekësit e tij nuk kanë munguar, duke i falënderuar për këtë gjest të mrekullueshëm që kanë bërë.
Shumë herë këngëtarët apo figurat tjera publike kanë treguar anën e tyre humanitare, duke çuar deri në fund kështu qëllimin që profesioni i tyre si artist ua vë që në fillim të karrierës – faktin e të qenit social me të tjerët. /Telegrafi/