Site icon Telegrafi

Një tjetër hit nga Tayna, “Doruntina” kalon një milion shikime për një ditë

Tayna (Foto: Instagram/Tayna)

Këngëtarja që shpërtheu në skenë gjatë këtij viti, Tayna, ka marrë sërish vëmendjen e fansave të saj me këngën e re, “Doruntina”, e cila duket se është pëlqyer shumë nga dëgjuesit e muzikës së saj.

Të mërkurën, reperja solli me videoklip projektin më të ri muzikor, i cili ishte më ndryshe nga këngët e saj të mëparshme.

Mirëpo, fansat e saj e kanë pëlqyer shumë këtë këngë, saqë pa kaluar 24 orë nga publikimi në YouTube, videoja muzikore e ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh.

Lexo po ashtu Lajmet për Taynan

Dhe natyrisht se këtij suksesi i është gëzuar edhe vet Tayna, e cila ka bërë një postim në rrjetet sociale duke njoftuar për këtë arritje.

Kënga është prodhim i Cricket, i cili e ka bërë muzikën. Për tekstin është kujdesur vet Tayna, ndërsa është fjala për një rep baladë që e sjell atë më ndryshe nga tre hitet e kaluara.

Friends Entertainment është kujdesur për anën vizuale të videos muzikore, me regji të Alban Selimajt.

Kujtojmë që Tayna bëri bujë fillimisht bashkëpunimin me Don Phenom, të titulluar “Columbiana”, për të vazhduar me “Shqipe” dhe “Fake”. /Telegrafi/

Exit mobile version