Site icon Telegrafi

Një tifoz terrorist i Crvena Zvezdës mbeti i vrarë në Kosovë, mediat boshnjake ia zbulojnë identitetin dhe raportojnë për shtyrjen e derbit të Beogradit

Një grup terrorist i armatosur serb u futën në territorin e Kosovës në orët e para të së dielës, duke sulmuar Policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë tanimë heroi i Kombit, Afrim Bunjaku.

Megjithatë intervenimi i Policisë së Kosovës ishte i shkëlqyer në mbrojtje të territorit dhe iu kundërpërgjigjën serbëve në mënyrën më të mirë të mundshëm ku u vranë katër prej tyre, derisa disa janë të plagosur dhe pjesa tjetër e grupit kriminal ka ikur për në Serbi.

Për shkak të gjithë këtyre ngjarjeve, mediat në Serbi po shkruajnë se derbi i nesërm i Beogradit mund të shtyhet, pasi njëri nga të vrarët ishte një tifoz i Crvena Zvezdës

Delijat e njohur po vajtojnë humbjen e një prej anëtarëve të tyre, i cili është vrarë në Kosovë.

Mediumi boshnjak,’Klix.ba‘ ka njoftuar se personi i vrarë në Kosovë e që ishte tifoz i Crvena Zvezdës është Stefan Nedeljkovic.

Për shkak të ngjarjes së ndodhur, edhe mediat e ndryshme në Serbi kanë raportuar se  derbi i Beogradit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit është në dyshim për tu zhvilluar në stadiumin ‘Marakana’. /Telegrafi/

 

Exit mobile version