Një tërmet i fuqishëm prej 5,7 ballësh ka tronditur Stambollin të entjen, duke shkaktuar panik të çastit në qytet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha që tërmeti goditi në jug-perëndim të Stambollit në Detin Marmara në orën 2:00 pasdite.
Burası Maslak. Herkes dışarda kimsede bisey yok çok şükür. İstanbul buyuk gecmis olsun. Rabbim beterinden korusun.#istanbul #deprem #maslak #istanbuldepremi pic.twitter.com/uPodijF5kH
— Ayşegül Coşkun (@AysegulMusic) September 26, 2019
Dridhja u godit në një thellësi prej 7 kilometrash (4.34 milje), sipas AFAD, por Observatori Kandilli dhe Instituti i Kërkimeve të Tërmetit thanë se thellësia ishte 11,9 km.
Ndërkohë shkollat dhe spitalet u urdhëruan të evakuohen dhe për fat të mirë nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar, apo edhe për dëme materiale.
#istanbuldepremi #istanbul Deprem Ani? pic.twitter.com/uXQmTDtSTv
— Who? (@Who98408150) September 26, 2019
Turqia ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, përfshirë një afër Stambollit në 1999 që vrau më shumë se 17,000 njerëz në rajonin më të madh.
#depremi Boluda hissettik allah muhafaza??? pic.twitter.com/2VHjIrtA6n
— ADEM ALTUNTAŞ (@AdmaltuntasBen) September 26, 2019
Turqia është ndër vendet më sizmike aktive në botë, pasi ndodhet në disa linja aktive defektesh, ku një nga ato më potencialisht shkatërruese është Pika e Anatolisë Veriore (NAF), pika e takimit e pllakave tektonike të Anadollit dhe Euroazisë. /Telegrafi/