Telegrafi

Një takim jetësor me Leo Messin: Gjesti i yllit argjentinas për të ndihmuar fëmijët në nevojë përmes organizatës të krijuar nga Jude Bellingham  

Lionel Messi ka dhuruar një takim ekskluziv me një tifozë, që ndodh një herë në jetë, dhe këtë për bamirësi në organizatën “Football For Change” të themeluar nga yje të futbollit anglez.

Sipas “The Liverpool Echo”, Messi ka dhuruar praninë e tij në një takim me një fans dhe kjo për bamirësi, në një darkë gala që mbahet të shtunën, në të cilën shpresohet të mblidhen më shumë se 1 milionë funte.

Gala e “Football For Change” u themelua nga emra si Jude Bellingham,Jamie Carragher, Trent Alexander-Arnold dhe Conor Coady në vitin 2021.

Ky gjest i Messit mund të sjellin më shumë se 300,000 funte, ndërsa edhe David Beckham, bashkëpronar i Inter Miami, ka dhuruar gjithashtu një turne në klubin e tij të futbollit, që do të udhëhiqet nga vetë ish-kapiteni i Anglisë.

“Football For Change” do të ndajë gjithashtu 20 bursa, secila me vlerë 100,000 funte, për fëmijët dhe të rinjtë që rriten në komunitete të disavantazhuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Messi me shumë gjasa do të mbajë një sy në ankandin që do të mbahet këtë fundjavë. Ai është në detyrë me Argjentinën përpara dy ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës, ndaj Uruguait dhe Brazilit. /Telegrafi/