Pas një sulmi me dron në një rafineri nafte në Volgograd, në Rusinë jugore, shpërtheu një zjarr.
Rusia dhe Ukraina po godasin infrastrukturën energjetike të njëra-tjetrës në sulme të dizajnuara për të ndërprerë linjat e furnizimit, logjistikës dhe për të demoralizuar kundërshtarin ndërsa ai përpiqet të marrë iniciativën në konfliktin gati dy-vjeçar.
Infrastruktura ruse energjetike është prekur edhe nga dështimet teknike muajin e kaluar, gjë që ka kontribuar në pasigurinë e tregjeve globale të naftës dhe gazit, tashmë të tronditur nga konflikti në Lindjen e Mesme.
Another deep strike by Ukraine in its campaign to undermine the funding for Putin's global terror coalition.
500km from the nearest Ukrainian soldier, the Volgograd Lukoil refinery is toast. pic.twitter.com/6aHqc43iaR
— Jay in Kyiv (@JayinKyiv) February 3, 2024
Guvernatori i Volgogradit, Andrey Bocharov shkroi në kanalin Telegram të administratës lokale se nuk kishte viktima në incident.
“Si pasojë e dronit të rrëzuar, një zjarr shpërtheu në rafinerinë e naftës në Volgograd. Forcat e kërkim/shpëtimit u vënë menjëherë në lëvizje – zjarri u lokalizua. Nuk ka viktima”, tha ai.
Rafineria e naftës në Volgograd në lumin Vollga ka kapacitetin për të përpunuar 14.8 milionë tonë metrikë naftë bruto në vit.
Një tjetër rafineri e naftës në pronësi të Lukoil, NORSI, pësoi gjithashtu probleme në muajin janar. Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak tha se riparimet e rafinerisë do të zgjasin të paktën një muaj ose një muaj e gjysmë. /Telegrafi/