Site icon Telegrafi

Një sulm nga forcat e Ukrainës shkaktoi një shpërthim spektakolar derisa goditi ‘tankun më të avancuar të Putinit’

Një tjetër tank i avancuar rus T-90 është shkatërruar në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, arma e luftës prej rreth 3,5 milionë euro mendohej të ishte një nga tanket kryesore në botë, por një varg shkatërrimesh që nga fillimi i agresionit rus e ka vënë “kualitetin” e saj në dyshim.

Dhe një video e publikuar në rrjetet sociale duket se tregon T-90, me nofkën ‘Vladimir’, të zhdukur pasi goditet nga një raketë.

Veterani ukrainas Butusov, i cili ka më shumë se gjysmë milioni abonentë në YouTube, pretendoi se sulmi u krye nga forcat e mbrojtjes ajrore në Kharkiv.

Të paktën 20 tanke ruse T-90 plus dy T-90M të avancuara, të ndërtuara për herë të parë në vitin 2016, vlerësohet se janë shkatërruar deri më tani.

T-90 është tanku më i avancuar i Rusisë, me modelin bazë që hyri në shërbim në 1992. Prodhimi u rrit në fund të viteve 2000. Ndërkohë që T-90M është versioni më i fundit i tankut, i cili hyri për herë të parë në shërbim në 2016.

Pamjet e pabesueshme u shfaqën teksa tanket, kamionët dhe artileria ruse po grumbullohen në Ukrainën jugore.

Atje, forcat e Putinit po kërkojnë të forcojnë kontrollin e tyre në rajon në mes të një kundërofensivë të guximshme nga Kievi. /Telegrafi/

Exit mobile version