Telegrafi

Një sulm kibernetik godet bankat dhe ministritë e qeverisë ukrainase

Ukraina është shënjestruar nga një sulm kibernetik në shkallë të gjerë.

Një ministër i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se shërbimet për disa institucione ukrainase, duke përfshirë ministrinë e shëndetësisë, sigurisë dhe të jashtme, janë hequr nga linja në një të ashtuquajtur sulm DDOS.

Ai ka shtuar se nga ndërprerja janë prekur edhe disa banka, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Sulmet DDOS, synojnë të “mposhtin” faqet e internetit, duke e parandaluar atë të komunikojë siç do të bënte zakonisht.

Autoritetet ukrainase thanë këtë javë se kishin parë paralajmërime në internet se hakerët po përgatiteshin të kryenin sulme të mëdha ndaj agjencive qeveritare, bankave dhe sektorit të mbrojtjes. /Telegrafi/