Site icon Telegrafi

Një skuadër angleze i ofron Liverpoolit 60 milionë euro për Darwin Nunez

Darwin Nunez po kalon muajt e fundit si futbollist i Liverpoolit, pasi e ardhmja e tij duket larg Anfield.

Pas tre viteve të kaluara te The Reds, Nunez do të largohet nga Anfield pasi nuk i ka arritur pritshmëritë.

Sulmuesi uruguaian ka zhvilluar 40 ndeshje këtë edicion, teksa ka shënuar vetëm shtatë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Largimi i tij nga Anfield duket i pashmangshëm, derisa Liverpooli po pret që ta shesin yllin e tyre për një çmim të lartë.

Darwin Nunez tashmë ka filluar të mendojë seriozisht të ardhmen e tij te Liverpooli
Lexo po ashtu Darwin Nunez tashmë ka filluar të mendojë seriozisht të ardhmen e tij te Liverpooli

The Sun ka raportuar se është skuadra angleze Nottingham Forest që ka ofruar 60 milionë euro për uruguaianin, ofertë që është refuzuar nga The Reds.

Liverpooli kishte oferta për yllin uruguaian në verë nga skuadrat arabe, por i refuzoi ato. Megjithatë paraqitjet e sulmuesit kanë qenë dëshpëruese dhe drejtuesit e klubit duan ta shesin atë.

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës
Lexo po ashtu Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Barcelona dhe Atletico Madrid janë dy skuadra tjera që e duan sulmuesin, por nuk janë në gjendje të paguajnë shumë për të.

Gjithsesi largimi i tij nga Liverpooli duket i pashmangshëm, por mbetet të shihet se ku do të përfundojë ylli uruguaian. /Telegrafi/

Exit mobile version