Dhimbja e qafës që ju bën të ecni me kokën të përkulur në njërën anë mund të jetë mjaft e zakonshme dhe e padëmshme, por mund të jetë gjithashtu një simptomë e një problemi serioz.
Rreth një në pesë britanikë mendohet se preken nga sëmundja çdo vit – sipas një studimi të publikuar në British Medical Journal.
Në shumicën e rasteve, dhimbja e qafës shkaktohet nga qëndrimi i keq, një nerv i shtypur ose zënia e qafës në një pozicion të vështirë gjatë gjumit.
Megjithatë, në disa raste, dhimbja shqetësuese mund të jetë një tregues i diçkaje më serioze – siç është sulmi në zemër.
Hulumtimet kanë treguar se ndërsa 70 për qind e njerëzve e dinë se dhimbja në gjoks është një simptomë e një sulmi në zemër, më pak se 30 për qind janë të vetëdijshëm për simptomat më pak të njohura, siç është edhe dhimbja në qafë.
Simptoma të tjera të sulmit në zemër mund të përfshijnë:
dhimbje gjoksi – ndjesi presioni, rëndimi, shtrëngimi në gjoks
dhimbje në pjesë të tjera të trupit – mund të ndjehet sikur dhimbja përhapet nga gjoksi në krahë, nofull, shpinë dhe stomak
ndjenja e marramendjes
djersitje
frymëmarrje e vështirësuar
nauze ose të vjella
ndjenja e ankthit (e ngjashme me një sulm paniku)
/Telegrafi/