Telegrafi

Një shpërthim i madh teksa një predhë godet një bllok banesash në Kharkiv

Një shpërthim i madh shihet teksa një predhë godet një bllok banesash në Kharkivin verior, i cili është goditur nga granatimet ruse.

Mediumi prestigjioz Sky News shkruan se ka verifikuar këtë video, përcjell Telegrafi.

https://twitter.com/ua_industrial/status/1500596155134136320?s=20&t=isXaahnEoV5bmcMx9lFzxw

Pamjet vijnë në kohën kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar Rusinë se nuk do të ketë falje për atë që po ndodh me vendin e tij – përkundrazi, do të ketë “një ditë gjykimi”.

Deklarata e fundit e Zelensky erdhi të dielën në mbrëmje pasi forcat ruse shtuan granatimet e tyre anembanë Ukrainës dhe përpjekjet për të evakuuar 200,000 njerëz nga qyteti i rrethuar i Mariupolit u bllokuan për të dytën ditë radhazi, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, numri i civilëve të vdekur në të gjithë Ukrainën që kur Rusia nisi agresionin e saj më 24 shkurt është 364, duke përfshirë më shumë se 20 fëmijë, thanë Kombet e Bashkuara të dielën.

Ndërkohë më shumë se 1.5 milion ukrainas kanë dalë jashtë vendit në vetëm 11 ditë në atë që OKB-ja tani e quan “krizën më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”. /Telegrafi/