Telegrafi

Një shpërthim i madh ndriçon qiellin e Chernihiv në Ukrainë

Një shpërthim i madh ndriçoi qiellin në Chernihiv në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa Rusia po vazhdonte sulmin e saj në qytetin ukrainas.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet – të cilat janë verifikuar nga Associated Press – janë filmuar nga një rus në një ballkon aty pranë.

Sipas autoriteteve lokale, numri i të vdekurve në qytet aktualisht është 47 ndërkohë që aktivitetet e shpëtimit duhej të pezulloheshin të enjten për shkak të bombardimeve të forta.

Ushtria ruse ka nisur qindra sulme me raketa dhe artileri në qytete dhe zona të tjera anembanë vendit, në një përpjekje të dukshme për të ndërprerë hyrjen e Ukrainës në det.

Ndërsa pushtimi hyn në javën e tij të dytë, një kolonë e madhe e blinduar ruse që kërcënon Kievin mbetet e bllokuar jashtë kryeqytetit. /Telegrafi/