Site icon Telegrafi

Një shofer i paduruar i BMW-së ndërroi korsi dhe më pas përfundoi në një barrierë betoni

Është fat që askush nuk u lëndua rëndë.

Kamera nga një veturë kap një moment kur përpara saj shfaqet BMW Seria 5, dhe  shoferi i së cilës po lëvizë më shpejt se pjesëmarrësit e tjerë në këtë autostradë në Kaliforni.

Dhe për të rritur nganjëherë shpejtësinë, ai shpesh ndërron korsi dhe ndërmerr gjithnjë e më shumë rreziqe në manovrat e tij.

Pas disa manovrave të shumta, për një arsye të panjohur, shoferi humbi kontrollin e BMW dhe përfundoi në një barrierë betoni, transmeton Telegrafi.

Sigurisht, kjo ka pezulluar trafikun dhe shoferi do të duhet të përballet me një numër shpenzimesh të paplanifikuara.

Në çdo rast, ky është një tregues tjetër i mirë pse shpejtësia dhe mbi të gjitha ngasja e pakujdesshme nuk ia vlen.

Lini manovra të tilla, si  ndryshimet e papritura të shiritave. /Telegrafi/

Exit mobile version