Site icon Telegrafi

Një shofer në Belgjikë lëvizi me veturën e tij me shpejtësi mbi 300 km/h, por shpëtoi pa u gjobitur – arsyeja është interesante!

Në tetor të vitit të kaluar, në autostradën E313 midis Antwerpen dhe Liège pranë Boirs, Belgjikë, një shofer “u mat” se kishte një shpejtësi mbi 300 km/orë.

Një gjë e tillë kishte ndodhur në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 120 km/orë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe tani kjo ngjarje ka marrë epilogun e saj, befasues – dhe ai nuk do të dënohet.

Arsyeja: Kamera e shpejtësisë së policisë Sirien NK7 u miratua për të zbuluar shpejtësinë deri në 300 km/orë dhe shpejtësitë më të larta se kjo shifër u përjashtuan nga matja.

Kjo për shkak se rregullat për kamerat në Belgjikë janë të përshkruara nga i ashtuquajturi “dekret mbretëror”, kështu që shpejtësia maksimale për një pajisje specifike është vendosur në 300 kilometra në orë, tha Michel Niezen, kreu i furnizuesit të radarëve të tillë.

Për më tepër, nuk ishte e mundur as të identifikohej “shoferi pas timonit” sepse nuk u bë asnjë foto e makinës (përsëri, kamera regjistron vetëm deri në 300 km/orë).

Kështu, ekrani i radarit deklaroi vetëm se shpejtësia e matur ishte më e lartë se 300 km/orë.

Duket se as ligjvënësit nuk e kanë marrë parasysh që dikush në një vend me një polici të rreptë si Belgjika do të guxonte edhe të shpejtonte mbi 300 km/orë. /Telegrafi/

Exit mobile version