Kompania për rregullimin e veturave, Moshammer, për modelin Mercedes-Benz S-Class ka përgatitur një paketë të re, duke filluar nga zgjerimi i karrocerisë dhe rrotave të reja.
Ky model tani duket më agresiv dhe më shumë sportiv në krahasim me modelin standard S63 AMG, transmeton koha.net.
Në paketën e re, Moshammer ka përfshirë mbrojtësin e përparmë të veçantë me një spoiler të ri dhe kapakun e motorit shumë interesant me hapësirë për ventilim, difuzer të pasmë, si dhe spoiler mbi bagazh.
Gjithashtu, ky model posedon edhe një set të rrotave, të cilat i plotësojnë mbrojtësit anësorë të rrotave dhe i japin me të vërtetë një pamje serioze modelit W222 i serisë S.