Site icon Telegrafi

Një prej betejave “më të ashpra”, ukrainasit e mbështetur nga vullnetarët amerikanë, britanikë – kanadezë e australianë eliminojnë 22 ushtarë rusë

Një video e publikuar së fundmi shfaq luftimet e ashpra në fushëbetejë mes ushtrisë ruse dhe ukrainasve dhe disa shtetasve amerikanë, britanik, irlandezë, kanadezë e australianë që kanë shkuar në mënyrë vullnetare të ndihmojnë ukrainasit të mbrohen nga agresioni rus.

Në këtë operacion ky grup kishte arritur të eliminojë 22 ushtarë rusë, që ishin fshehur nëpër istikame dhe po tenton të mbanin pozicionin e tyre mbrojtës, transmeton Telegrafi.

Kjo njësi e përbërë nga ushtarë ukrainas, britanikë, amerikanë, kanadezë, irlandezë e australianë, u sulmuan me dronë kamikaz derisa po e kryenin misionin e tyre në afërsi të Avdiivkas në lindje të Ukrainës.

Të reshurat dhe balta ua vështirësojnë punën ukrainasve në Avdiivka - detyrohen në këmbë t’ia mësyjnë pozicioneve ruse
Lexo po ashtu Të reshurat dhe balta ua vështirësojnë punën ukrainasve në Avdiivka - detyrohen në këmbë t’ia mësyjnë pozicioneve ruse

Pamjet e publikuara më poshtë janë marrë nga kamerat e vendosura në helmeta, por edhe nga dronët që regjistruan gjithçka nga ajri.

Videoja ngjason me filmat e Rambos, por që këtu bëhet fjalë për një betejë të vërtetë në të cilën u eliminuan dhjetëra ushtarë rusë, si dhe u plagos një shtetas britanikë.

Sipas komandantit të kësaj njësi, ky ishte një prej aksioneve më brutale që e ka përjetuar nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version