Telegrafi

Një pozë tjetër tërheqëse e Melindës, duke vënë në pah të pasmet e saj

Melinda Ademi (Foto: Instagram)

Melinda Ademi vazhdon të jetë një prej personazheve më të pëlqyera në trojet shqiptare.

Ajo është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, derisa në atë Instagram numëron hiç më pak se 915 mijë ndjekës.

Së fundmi, e njëjta ka sjellë një pozë atraktive e veshur në të zeza, duke vënë në pah të pasmet e saj.

“Mshele më gojën ose po ta qepi”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos, e cila duket se ka marrë një frazë nga kënga e saj e re “Karma”.

Lexo po ashtu Me një pozë nga vaska, Melinda feston suksesin e këngës “Karma”

Kur jemi tek projekti i ri i këngëtares shqiptare, ky tanimë ka arritur dy milionë klikime për vetëm një javë në platformën YouTube.

Veç tjerash, Melinda është tejet e angazhuar me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme që lirshëm mund të thuhet se momentalisht është një artiste shumë e kërkuar në treg.

Në vitin 2019, e njëjta solli plot pesë këngë dhe në secilën prej tyre erdhi me paraqitje të veçantë. /Telegrafi/