Site icon Telegrafi

Me një pozë provokuese me të pasmet në fokus, Bebe Rexha njofton për mundësinë që do t’ia ofrojë një talenti të ri në muzikë

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është duke nisur një projekt të ri muzikor këto ditë.

Rexha është duke kërkuar një artist të ri, kantautor, për t’iu bashkuar asaj në një studio incizimi për të incizuar dhe kompozuar muzikë për dy ditë.

Ajo ka realizuar edhe një baner në Los Angeles, përmes së cilit i ka ftuar të rinjtë e talentuar që t’i bashkohen për këtë mundësi.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

32-vjeçarja publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagra disa fotografi, ku shfaqej duke marrë poza me të pasmet në fokus, ndërsa në mbishkrimin e tyre bëri njoftimin emocionues për fansat.

Lexo po ashtu Bebe Rexha, një damë e vërtetë në mbrëmjen humanitare të amfAR në Los Angeles

“Përshëndetje të dashurit e mi. Po kërkoj të gjej një këngëtar të mrekullueshëm kantautor që do të ketë mundësinë të fluturojë në Los Angeles dhe të kompozojë me mua në studio për 2 ditë. Thjesht shkoni në protege.com/bebe dhe bëni audicionin. Jam shumë e emocionuar”, shkroi këngëtarja shqiptare në Instagram.

Rexha përndryshe është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “Family”, në bashkëpunim me David Guettan, Ty Dolla $ign dhe A Boogie Wit da Hoodie.

Ajo këtë vit nxori në shitje edhe albumin e saj të dytë në karrierë, “Better Mistakes”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm. /Telegrafi/

Koopertina e albumit “Better Mistakes” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)
Exit mobile version