Telegrafi

Një pozë me një mesazh nga ‘Xhesika’ (Foto)

Arta Nitaj tërheq gjithmonë vëmendje me fotografitë që i publikon në rrjetet sociale.

Bukuroshja numëron mbi 84.1 mijë ndjekës në Instagram, të cilët i pëlqejnë imazhet që ajo i poston.

Këtë herë, modelja e shndërruar në aktore ka ardhur me një pozë të thjeshtë, të cilës ia ka bashkëngjitur edhe një përshkrim.

“Ti bën çfarë mundesh. Unë bëj çfarë zgjedh të bëj”, është përshkrimi i saj.

Kujtojmë që aktorja pejane u bë e famshme pas shfaqjes në hit komedinë televizive, “O Sa Mirë”, ku u paraqit me rolin e ‘Xhesikës’.

Lexo po ashtu Arta Nitaj largohet nga "O sa mirë" (Foto)

Ndërkaq, burimet e Telegrafit kanë bëtë të ditur se bukuroshen nuk do ta shohim gjatë sezonit të ri, pasi që i ka mbaruar kontrata.

‘Xhesika’ pritet të portretizohet prej një bukurosheje tjetër, emri i të cilës ende nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/