Arta Nitaj tërheq gjithmonë vëmendje me fotografitë që i publikon në rrjetet sociale.
Bukuroshja numëron mbi 84.1 mijë ndjekës në Instagram, të cilët i pëlqejnë imazhet që ajo i poston.
Këtë herë, modelja e shndërruar në aktore ka ardhur me një pozë të thjeshtë, të cilës ia ka bashkëngjitur edhe një përshkrim.
“Ti bën çfarë mundesh. Unë bëj çfarë zgjedh të bëj”, është përshkrimi i saj.
Kujtojmë që aktorja pejane u bë e famshme pas shfaqjes në hit komedinë televizive, “O Sa Mirë”, ku u paraqit me rolin e ‘Xhesikës’.
Ndërkaq, burimet e Telegrafit kanë bëtë të ditur se bukuroshen nuk do ta shohim gjatë sezonit të ri, pasi që i ka mbaruar kontrata.
‘Xhesika’ pritet të portretizohet prej një bukurosheje tjetër, emri i të cilës ende nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/