Telegrafi

Me një pozë nga vaska, Melinda feston suksesin e këngës “Karma”

Melinda Ademi në videoklipin e këngës “Karma” (Foto: Instagram/melindaademi)

Kanë kaluar vetëm pesë ditë që nga publikimi i këngës “Karma” nga Melinda Ademi dhe ajo tashmë është shndërruar në hit.

Reperja e njohur e lansoi videoklipin e kësaj kënge më 15 dhjetor, ndërsa tashmë videoja muzikore është shikuar mbi 1.5 milion herë në YouTube.

Lexo po ashtu Melinda Ademi sjell klipin e këngës "Karma"

Dhe për t’iu gëzuar këtij suksesi, Melinda e ka shpërndarë në Instagram një fotografi në të cilën ka pozuar në vaskë.

Fotografia është pikërisht pjesë e njërës prej skenave të videoklipit të këngës “Karma”.

Ndryshe, në videon e re muzikore, Melinda shfaqet në disa skena tërheqëse që ngacmojnë imagjinatën. /Telegrafi/