Telegrafi

Një pozë me bikini nga Nevina Shtylla

Nevina Shtylla (Foto: Instagram/nevinashtylla)

Nevina Shtylla bën pjesë në listën e femrave më të bukura shqiptare, ndërsa tërheq interesimin e fansave përmes imazheve që i publikon në rrjetet sociale.

Ajo numëron mbi 210 mijë ndjekës në Instagram, ku është aktive me fotografitë nga përditshmëria e saj, por edhe imazhet që vënë në plan të parë figurën trupore të saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nevina Shtylla

Gjatë të martës, bukuroshja e ka publikuar një fotografi me bikini, ndërsa ka pozuar në plazh.

Kujtojmë që Nevina ishte vetëm 16 vjeçare kur u shpall ‘Miss Shqipëria 2010’, në spektaklin që u organizua në Kalanë e Gjirokastrës. Asokohe ishte gjimnaziste, ndërsa me kalimin e viteve ka arritur që të hedhë hapat e duhur për të qëndruar në botën e televizionit.

Në vitin 2017 madje u angazhua edhe si aktore protagoniste në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, por mori edhe prezantimin e emisionit “Jo vetëm modë” dhe u shfaq si një nga partneret e Ardit Gjebresë, në netët finale të festivalit “Kënga Magjike” në Pallatin e Kongreseve. Ndërsa edhe në ditët e sotme vazhdon të ketë një karrierë të suksesshme. /Telegrafi/