Telegrafi

Me një pozë atraktive në shtrat, Tayna paralajmëron klipin e ri

Foto: Tayna/Instagram

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor.

Me gjasë. “Bingo” do të titullohet kënga e saj e ardhshme, e cila do të jetë ritmike në rrymat e hip hop-it.

Ajo këto ditë përndryshe ka përfunduar edhe xhirimet e klipit, në të cilin do të vijë si gjithmonë mjaft tërheqëse.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Tayna publikoi së fundmi për ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive e ulur në një shtrat.

Kjo mesa duket do të jetë nga skenat e klipit të ri, marrë parasysh edhe ambientin e dekoruar me qirinj dhe gjithçka që tjetër përreth.

“Kur don diçka ‘real’, ti e din ku me ardh”, janë disa nga vargjet e këngës së saj të re, të cilat reperja nuk ka hezituar t’i bëjë të ditura për ndjekësit në mbishkrimin e kësaj fotografie. /Telegrafi/