Telegrafi

Me një pozë atraktive Ana Kabashi paralajmëron këngën e re

Ana Kabashi (Foto: Instagram/annakabashi)

Ana Kabashi të hënën do ta publikojë projektin e ri muzikor, të cilin do ta sjellë në duet me motrën e saj, Arta Kabashi.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një pozë atraktive, Ana ka bërë të ditur kohën e publikimit të këngës së re.

“Dil moj dil ti në dritare… Ribërja e ‘Tumankuqe’ nesër në ora 13:00 në bashkëpunim me Arta Kabashi”, ka shkruar këngëtarja në njoftim.

Ndryshe, Ana njihet si një prej yjeve të skenës sonë me linjat më të admiruara trupore, ndërsa ajo i kushton vëmendje të madhe fizikut të saj.

Në rrjetet sociale, nuk mungojnë edhe fotografi, në të cilat këngëtarja vë në plan të parë format e saj. /Telegrafi/