Site icon Telegrafi

Një portret familjar i Teuta Krasniqit, brenda festës së ditëlindjes të vogëlushes Kaia (Foto)

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka pasur një arsye mjaft të veçantë për të festuar gjatë ditës së sotme (e martë).

Kjo, pasi vajza e saj e vogël Kaia festoi ditëlindjen e saj të parë.

Lexo po ashtu Teuta Krasniqi, një imazh i ëmbël me Memlin dhe Bubulinën (Foto)

Me këtë rast, aktorja Krasniqi kishte organizuar një festë me shumë të ftuar në shtëpinë e saj.

Ajo ka publikuar një portret familjar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet krah bashkëshortit, Adonisit, dhe dy vajzave të saj.

Ndërkohë në fotografinë tjetër, Teuta shfaq gjithë familjen e saj të gjerë, që ishin të pranishëm sot në festën e ditëlindjes së vajzës së saj.

Në mbishkrimin e fotografisë, e emocionuar Krasniqi shkruan se ndjehet e bekuar që rrethohet nga njerëz të tillë.

“Faleminderit Zot, per shendet, per familje te shendoshe dhe per cdo bekim qe na sjell ne jetet tona. Paçim gjithmone arsye per te festuar se bashku. Faleminderit te gjithe juve miq, per urimet tuaja per ditelindjen e Kaia-s. Jam shume mirenjohese. Shume dashuri nga familja jone per te gjithe ju” (sic.), shkruan Teuta Krasniqi në Instagram. /Telegrafi/

 

Exit mobile version