Në Shkup pas tërmetit të dytë që njëherit ishte edhe shumë i fuqishëm deri në 5.1 shkallë të Rihterit, dalin pasojat. Janë shkaktuar dëme materiale dhe është ndalur rryma në disa pjesë të qendrës së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga EVN thonë se ndërprerja ka ndodhur pasi është aktivizuar sistemi për parandalim të dëmeve që mund të shkaktojë rryma elektrike gjatë katastrofave natyrore.
Linjat telefonike janë të zëna si pasojë e interesimit të qytetarëve që të kujdesen për të afërmit e tyre. Kjo ka shkaktuar pengim të rrjetit./Telegrafi/