Policia e Kosovës njofton se një personi në Pejë i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është dërguar në spital ka ndërruar jetë.
Rasti është raportuar në polici të martën e 14 marsit, rreth orës 11:10.
“Pejë 14.03.2023 – 11:10. Është raportuar se viktimës mashkull kosovar i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi ishte dërguar në spital ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /Telegrafi/