Site icon Telegrafi

Detaje nga plagosja që ndodhi të hënën në Rugovë të Pejës

Foto: Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e hënë në Rugovë të Pejës.

Policia njofton se plagosja ka qenë aksidentale, transmeton Telegrafi.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Exit mobile version