Policia ka arrestuar një të dyshuar në Podujevë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e goditur me thikë viktimën.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/