Një person sot rreth orës 13:00 ka qëndruar për disa minuta në çatinë e objektit të Komunës së Mitrovicës, mirëpo pas intervenimit të shpejtë të Policisë ka arritur të zbresë nga çatia.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se personi është me të meta mendore dhe se është dërguar për trajtim në Spitalin e Mitrovicës.
“Ka përfunduar misioni, më njoftuan se personin e kanë zbrit pasi është me të meta mendore”, ka thënë Bahtiri.
Telegrafi mëson se ai kishte kërcënuar me vetëvrasje, mirëpo arsyet e veprimeve të tij ende nuk dihen. /Telegrafi/