Telegrafi

Një person sulmon fizikisht dy femra në Pejë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi që kishte sulmuar dhe rrëzuar për toke dy femra.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:15 në rrugën “Ëesly Clark”, në Pejë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar dhe rrëzuar për toke dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/