Një person pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tij i kishte sulmuar fizikisht dy persona.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:00, në Pejë.
Siç thuhet në raport, si pasojë e sulmit njëra prej viktimave kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari m/k i cili pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tij i kishte sulmuar fizikisht dy viktimat f/k. Si pasojë e sulmit njëra prej viktimave kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/