Një person është arrestuar pasi i njëjti si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kishte sulmuar fizikisht një femër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:20 në Brestovik, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/