Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se bashkëshortja i është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Rasti në Polici është raportuar të hënën.
“Suharekë 02.10.2022-09:00. Më 03.10.2022 një mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhje e saj”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/