Site icon Telegrafi

Një person ndërroi jetë derisa po trajtohej në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet

Një person derisa ka qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:47 në rrugën e “UÇK-së”, në Pejë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke u trajtuar në  Spitalin Rajonal Pejë, ka ndërruar jetë. Vdekje e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version