Site icon Telegrafi

Një person mbante pula e pata e kundërmohej erë, ankuesi raporton rastin në Polici

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë më datë 02.10.2024, rreth orës 11:45 është njoftuar nga një person se kundërmohej erë si pasojë që i dyshuari mbante shpezё (pula dhe pata). 

Në njoftimin për media thuhet se viktima ka lajmëruar edhe inspektorët të cilët kanë dalë në vendngjarje, ku i dyshuari i është drejtuar raportuesit me fjalë kërcënuese.

“Njësitet relevante kanë arrestuar të dyshuarin dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore”, thuhet në njoftim.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë. /Telegrafi/

Exit mobile version