Telegrafi

Një person humb jetën nga aksidenti i rëndë në Komoran

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit në Komoran. Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë për Telegrafin se nga ky aksident një person ka humbur jetën.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë.

Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në afërsi të Komoranit

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të cilat po merren me rastin. /Telegrafi/