Një person është gjetur sonte pa shenja jete i shtrirë në rrugën “Mbreti Pirro” në Pejë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 21:16 në rrugën ‘Mbreti Pirro’ është gjetur një person i shtrirë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar emergjenca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi.
Ai tutje ka bërë të ditur se në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për t’i hetuar rrethanat.
Faqja “Peja” në Facebook ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes dhe sipas tyre, viktima mashkull dyshohet të ketë rënë nga kati i 7-të i ndërtesës. /Telegrafi/