Një person është gjetur pa shenja jete këtë të premte, në afërsi të parkut “Karagaç” në Pejë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar se në lagjen ‘Karagaç’, në afërsi të parkut, një person është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe ambulanca”, ka thënë shkurtimisht Gashi.
Më shumë detaje nuk kanë dhënë as nga Prokuroria Themelore në Pejë, veçse kanë konfirmuar që trupi është dërguar për obduksion.
“Trupi i gjetur do të dërgohet për obduksion, fillimisht për të kuptuar për identitetin e personit, e më pas edhe për të kuptuar shkakun e vdekjes”, ka thënë për Telegrafin, prokurori Ersan Qavolli. /Telegrafi/