Site icon Telegrafi

Një person humb jetën në Pejë, e zuri ashensori

Një person i moshës 54 vjeçare sot pasdite ka humbur jetën në Pejë, pasi të njëjtin e ka zënë ashensori i një ndërtese të banimit.

Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën ‘Ali pashë Tepelena’ në Pejë ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”, ka thënë Rugova.

Më tej ai ka thënë se në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Sipas Policisë, rasti cilësohet si “hetim i vdekjes”. /Telegrafi/

Exit mobile version