Telegrafi

Një person bie nga Pallati i Rinisë gjatë ndeshjes Kosovë-Angli

Derisa po zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian, një person dyshohet se ka rënë nga një pjesë e Pallatit të Rinisë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur policia dhe emergjenca.

Telegrafi ka siguruar një video ku shihen njerëz të mbledhur në vendin e incidentit.

Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit, por jo zyrtarisht mësohet se kishte tentuar të ngjitej në një pjesë të Pallatit për ta shikuar ndeshjen.

Lidhur me këtë Telegrafi ka tentuar disa herë që të flasë me policinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.