Rezultatet e zgjedhjeve në Francë po konsiderohen si surpriza më e madhe në historinë e zgjedhjeve franceze.
Franca nuk do të ketë një qeveri të ekstremit të djathtë, por kjo përgjigje, nuk mbulon një pikë tjetër vendimtare.
Vendi është ende i mbuluar nga pasiguria.
Kjo pasi Parlamenti francez do të ndahet në tre fraksione.
Më i madhi, por shumë më pak se një shumicë absolute, do të jetë një koalicion i krahut të majtë i quajtur Fronti i Ri Popullor.
Grupi qendror, i bashkuar pas presidentit Emmanuel Macron, ka kundërshtuar të gjitha parashikimet për të dalë i dyti, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Dhe Fronti Kombëtar i Marine Le Pen, partia që parashikohej të ishte më e madhja nga pothuajse të gjithë, ngeci në vendin e tretë.
Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm francez?
Siç raportohet, Macron nuk gëzon marrëdhënie aq të mira me Jean-Luc Melenchon, liderin e partisë më të madhe në koalicionin e majtë, sikurse me Marine Le Pen.
Pjesa tjetër e koalicionit të majtë i ka kthyer shpinën Melenchon pasi ai bëri komente nxitëse për Izraelin dhe Gazën, por ata gjithashtu kanë nevojë për mbështetjen e tij.
Pra, kur Melenchon tani kërkon që grupi i tij të udhëheqë, kjo nuk është aspak e thjeshtë – partnerët e tij të koalicionit, për shembull, nuk do ta pranojnë Melenchon si kryeministër.
Pra, kush do ta marrë atë rol?
Të gjitha partitë e majta janë bashkuar nga kundërshtimi i tyre i ashpër ndaj Frontit Kombëtar, aq sa u bashkuan me koalicionin e qendrës në një plan taktik për t’i penguar ato.
Ajo që do të ndodhë më pas është e vështirë të parashikohet. /Telegrafi/