Site icon Telegrafi

Tyson Fury rrëfen për ngjarjen e çuditshme: Një i panjohur i shkoi te shtëpia duke i thënë se do të bënte vetëvrasje, por ai e bindi që të mos ia merrte vetes jetën

Tyson Fury (Foto: Joe Maher/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury ka treguar për një përvojë të çuditshme që e kishte pasur të hënën mbrëma, kur ka arritur që ta bindë një të panjohur që të mos bëjë vetëvrasje.

Ish-kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda i ka bërë një video-publikim në InstaStory duke treguar për ngjarjen që i ndodhi me personin që kishte shkuar te shtëpia e tij.

Fury, i cili ka pasur probleme të shumta mendore në të kaluarën, ka treguar se i kishte kërkuar të panjohurit që të vraponin bashkë dhe e ka bindur se personat që kanë probleme me depresionin duhet të kërkojnë ndihmë profesionale.

Lexo po ashtu Paris Fury - nëna e pesë fëmijëve të Tyson, e cila i qëndroi gjithmonë pranë

“Pata një përvojë shumë të çuditshme… Një i panjohur erdhi në shtëpinë time në mbrëmje dhe më tha se donte të bëjë vetëvrasje, por para se ta bënte duhej të bisedonte me mua. Ndërsa unë ia arrita ta bind që të mos e bëjë”.

Prandaj, për të gjithë ata njerëz që vuajnë nga problemet mendore, ju lutem mos ia merrni vetes jetën. Do të bëhet më mirë, ju premtoj”, ka deklaruar 31-vjeçari.

Ndryshe, në shkurt të vitit të ardhshëm, Tyson do ta zhvillojë rimeçin me Deontay Wilder, me të cilin u nda baras në duelin e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version