Site icon Telegrafi

Një objekt kërkimor bërthamor është dëmtuar nga granatimet ruse

Një objekt kërkimor bërthamor në Ukrainë është dëmtuar nga granatimet ruse, tha Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor.

Sulmi dëmtoi disa nga ndërtesat dhe infrastrukturën e zonës, por nuk ndikoi në zonën ku ndodhet karburanti bërthamor, thuhet në një postim në internet, transmeton Telegrafi.

Autoriteti shtoi se nivelet e rrezatimit në zonë kanë mbetur brenda kufijve normalë.

“Probabiliteti i dëmeve të reja … që mund të ndikojë drejtpërdrejt në gjendjen e sigurisë bërthamore dhe rrezatuese, mbetet i lartë për shkak të granatimeve nga trupat ruse”, thuhet në deklaratë.

Ndërtesa ndodhet brenda qytetit verilindor të Kharkiv, që pësoi bombardime të rënda në muajt e parë të luftës.

Javët e fundit është parë një qetësi relative, por kjo është thyer nga granatimet e reja. /Telegrafi/

Exit mobile version