Telegrafi

Një nxënës qëlloi dhe vrau një nxënës tjetër – detajet e ngjarjes që shokoi një shkollë në Pittsburgh, Pennsylvania

Një nxënës qëlloi dhe vrau një nxënës tjetër të mërkurën herët jashtë një shkolle në Pittsburgh, Pennsylvania, kanë thënë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi i dyshuar u kap shpejt pas një ndjekjeje me këmbë ndërkohë që nuk është bërë e ditur mosha e nxënësve të përfshirë.

Sipas faqes së internetit të distriktit shkollor të qytetit, Oliver Citywide Academy është një qendër edukimi special me kohë të plotë që shërben klasat 3-12.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë i nxiti të shtënat, për të cilat The Pittsburgh Post-Gazette tha se ndodhën rreth orës 7:25 të mëngjesit në shkallët jashtë shkollës.

Nuk raportohet për të lënduar të tjerë dhe policia tha se gjeti një armë në vendngjarje.

Maria Montano, një zëdhënëse e qytetit, tha se shumica e nxënësve ishin ende rrugës për në shkollë kur ndodhi incidenti. /Telegrafi/