Site icon Telegrafi

Një nga të plagosurit në Prishtinë është në gjendje të rëndë

Një nga tre personat që u plagosën mbrëmjen e kësaj të premte në lagjen “Lakërishtë” në Prishtinë, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga Klinika Emergjente e Qendrës Kilinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë konfirmuar për Telegrafin se dy të plagosurit tjerë janë në gjendje stabile.

Lexo po ashtu Tre persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë, deklarohet policia

“Njëri nga tre personat e plagosur është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Emergjencë, ndërsa dy personat tjera janë në gjendje stabile dhe po trajtohen në Ortopedi”, ka thënë drejtori i kësaj klinike, Naser Syla.

Ndryshe, tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit në lagjen “Lakrisht” në kryeqytet të premten në mbrëmje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.

Dy të dyshuar, që janë identifikuar, janë në kërkim nga Policia. /Telegrafi/

Exit mobile version