Të paktën 20 persona janë vrarë pasi Rusia nisi një sulm masiv me raketa kundër qyteteve anembanë Ukrainës, sipas zyrtarëve.
Në kryeqytetin Kiev, të paktën shtatë persona u vranë në një sulm të rrallë gjatë ditës.
Kryebashkiaku i qytetit tha se një spital për fëmijë u godit nga sulmi me raketa dhe po evakuohej, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
E kreu i administratës ushtarake në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, theksoi se të paktën 10 njerëz ishin vrarë atje, me tre të vrarë në qytetin lindor të Pokrovsk.
⚡️ People clear the rubble after a Russian attack on a children's hospital in Kyiv. pic.twitter.com/jxhF0rvYPb
— UNITED24 Media (@United24media) July 8, 2024
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili po viziton Poloninë, tregoi se Rusia kishte gjuajtur rreth 40 raketa në objektiva në të gjithë vendin.
Zelensky, i cili do të udhëtojë në SHBA për samitin e NATO-s të kësaj jave në Uashington, tha se Rusia kishte “sulmuar masivisht” Ukrainën.
⚡️ People clear the rubble after a Russian attack on a children's hospital in Kyiv. pic.twitter.com/jxhF0rvYPb
— UNITED24 Media (@United24media) July 8, 2024
“Qytete të ndryshme: Kiev, Dnipro, Kryvyi Rih, Sloviansk, Kramatorsk. Më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme. Ndërtesat e banimit, infrastruktura dhe një spital për fëmijë u dëmtuan”.
Ndërkohë, Vitaliy Klitschko, kryetari i bashkisë së Kievit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se bombardimi ishte sulmi më i keq në kryeqytet që nga fillimi i luftës.
“Ky është një nga sulmet më të këqija. Mund ta shihni: është një spital për fëmijë”, citohet të ketë thënë Vitali Klitschko ndërsa qëndronte pranë një ndërtese të dëmtuar rëndë. /Telegrafi/