Marcelo Claure, një nga pronarët e ekipit Inter Miami në MLS, ka shkruar një rrjetet sociale për një dhuratë që i dha Lionel Messi.
Messi i kishte dhuruar një fanellë të nënshkruar biznesmenit bolivian dhe mesazhi i tij i falënderimit përmbante dëshirën e tij që një ditë rrugët të bashkoheshin në SHBA.
“Faleminderit [Messi] që më dërgove këtë fanellë”.
“Ne do të kujdesemi mirë për të. Bota e futbollit është një vend i vogël dhe jam i sigurt që rrugët tona do të kryqëzohen”, ka shkruar Claure në Instagram.
Mbetet të shihet nëse rrugët e tyre do të bëhen bashkë në Inter Miami, pasi dhe Messi ka thënë se ai do të ishte i interesuar në një aventurë në MLS.
“Gjithmonë kam pasur ëndërr të jem në gjendje të shijoj dhe përjetoj Shtetet e Bashkuara dhe ta përjetoj atë kampionat”, kishte thënë Messi në një intervistë me Jordi Evole. /Telegrafi/