Mbrojtësi i Liverpoolt, Virgil van Dijk, pritet të jetë njëri ndër pretendentët për ta fituar Topin e Artë në fund të këtij sezoni, pasi luajti një rol të rëndësishëm në sukseset e skuadrës nga Anfield.
Holandezi ishte në nivelin më të lartë të detyrës, duke u treguar vendimtar në disa raste në fazën defensive, derisa The Reds e mposhtën Tottenham Hotspurin në finale të Ligës së Kampionëve (2-0) në Madrid.
Në videon e mëposhtme tregohet një rast se si Van Dijk arriti ta bllokonte Son Heung-min që ishte para portës së Liverpoolit, duke i larguar topin nga këmba, për ta mbajtur epërsinë 1-0, gjersa po kalonte minuta 75-të.
What a huge moment this was last night in the 75th minute. Matip absolutely gassed but Van Dijk just does not get dribbled past. pic.twitter.com/IbdyaBl2ai
— Nik Postinger (@nikpostinger) June 2, 2019
Mbrojtësi holandez u tregua në disa raste shumë i ftohtë, pasi me lehtësi i ka ndaluar lojtarët e Tottenhamit, sidomos në pjesën e dytë që krijuan disa raste të mira për gol.
Van Dijk shihet si njëri ndër më meritorët që Liverpooli triumfoi në Madrid, por edhe që kishte paraqitje të mira gjatë këtij sezoni që lëmë pas.
Po ashtu, mbrojtësi holandez ka arritur të bëjë për vete edhe një statistikë mbresëlënëse, pasi asnjë lojtar nuk ka arritur ta driblojë atë në të gjitha garat. /Telegrafi/